BallinaOP EDNjë plan për shtetin se si sigurohet minimumi jetik i shtresave në...

Një plan për shtetin se si sigurohet minimumi jetik i shtresave në nevojë

Nga Rivelino Çuni

Të nderuar qytetar !

Tashmë situata sa vjen dhe po rëndohet edhe më shumë.
Numri i të prekurve po rritet ditë pas dite, po kështu edhe numri i të vdekurve fatkeqësisht 😢

Shtresat në nevojë gjatë kësaj periudhe po përballen me një sfidë të dyfishtë.

Nga njëra anë me korona virusin nga ana tjetër me urinë.

Familjet në nevojë po durojnë, por edhe durimi ka një kufi…

PARTIA PËR EUROPIANIZIM DHE INTEGRIMIN E SHQIPËRISË

Propozon një plan konkret dhe të mundshëm për adresimin si duhet zgjidhur problematika e krijuar në lidhje me shtresat në nevojë.

Të krijohet një data-bazë qendrorë me listën e kësaj shtrese në nevojë dhe secili prej tyre të pajiset me një kod unik me anë të cilit të paraqitet në Market ,Farmaci, Dyqanet, Shitoret, Fruta Perime, Furrë Buke etj…
Për të marrë gjërat bazike dhe jetësor që vetë Qeveria ka përcaktuar për ta por që për arsyeje të mungesës së burimeve humane ose arsyeve logjistik-infrastrukturore kjo ndihmë shpesh herë ju është pamundësuar dhe kjo shpjegon edhe daljen e tyre në protesta gjatë këtyre deteve!

Në përfundim:”Propozojmë që Shteti,ndihmat(kuotat)e përcaktuara për t’ua ndarë shtresave në nevojë t’ua bëjë të mundur ti marrin në formën e sipër përmendur, pra shteti të bashkëpunojë me Supermarketet,Dyqanet, dhe Farmacitë dhe ato të ndajnë kuotat respektive duke u bazuar në kodin unik individuale të ç’do Kryefamiljari!
Kemi bindjen se kjo formë është rrugëzgjidhje më e mirë e këtij ngërçi por nga ana tjeter edhe për shtetin kjo është një mundesi e mirë për të minimizuar kostot në njerëz dhe mjetet si pasojë e shperndarjes derë më derë të ndihmave!

PROPOZIM I PARTISE PËR EUROPIANIZIM DHE INTEGRIMIN E SHQIPËRISË

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular