Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka firmosur së fundmi urdhërin për emërimin e Andon Markos në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit. Marko mban gradën kryekomisar, ndërkohë që për të drejtuar Policinë e Qarkut duhet grada Drejtues i Parë.
Marko rezulton i përfshirë në përgjimet e Prokurorisë me Alfred Alizotin në çështjen ‘Babalja. Marko më parë mbante funksionin e nëndrejtorit të policisë, ndërsa drejtor ishte Albert Nushi, edhe ky i kapur në përgjime me Alizotin. Nushi u transferua nëndrejtor policie në Elbasan, ndërsa marko pas komandimit si drejtor, sot është emëruar zyrtarisht në këtë funksion.
Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes.
Përgjimet