Do të largohem përfundimisht nga Shqipëria nëse fiton sërish Erion Veliaj”. Ky është premtimi publik që bën shkrimtari Rudi Erebara.
I ftuar në Fax News, Erebara paralajmëroi se në rast se kryetari aktual i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, fiton edhe një tjetër mandat në krye të kryeqytetit, atëherë ai do të largohet përgjithmonë nga Shqipëria.
Sepse ne e kemi provuar diktaturën, që disa njerëz vranë mijëra të tjerë. 34 mijë u burgosën, etj.
Këta njerëz janë gjallë. Ish-ministri i 2 prillit mbajti 1 minutë heshtje, e bija e Azem Hajdarit ka dalë kundër partisë së babait të vet. Ka rënë sistemi, kanë rënë edhe ndërkombëtarët’, u shpreh ndër të tjera Rudi Erebara.
Erion Veliaj u rikonfirmua si kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme lokale gjatë kongresit të PS-së, i zhvilluar më 23 mars në Tiranë.