Orjola Pampuri, ish-deputete e Partisë Demokratike, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se strategjia e testimeve që po ndiqet në vendin tonë bazohet te “buxheti që ka ofruar qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për numrin e testeve”.
“Duhet rritje e testimeve të personave që shfaqin simptoma, vetëm kështu shkëputet zinxhiri i transmetimit dhe rritet efikasiteti i gjurmimit. Strategjia e Komitetit po ndiqet në bazë të buxhetit që ka ofruar qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për numrin e testeve. Por, fakti që OBSH-ja paraqet rëndësinë e testeve, do të thotë se vetëm me teste shkëputet zinxhiri i transmetimit dhe zhbllokohet situata ku ndodhemi”, deklaroi Pampuri.
“Duke mbajtur të gjithë popullsinë të izoluar, cenojmë ekonominë”, shtoi ish-deputetja.
Sipas saj, “reagimi i opozitës ka qenë konstruktiv gjatë gjithë kësaj kohe”.
“Kemi propozuar paketa ekonomike dhe për sistemin shëndetësor. Pikat e propozuara i ka huazuar disa qeveria dhe më pas ka sulmuar opozitën. Pandemia nuk është menaxhuar mirë”, theksoi Pampuri.
… [Trackback]
[…] There you can find 53620 additional Info to that Topic: startnews.news/2020/04/07/orjola-pampuri-numri-i-testeve-bazohet-mbi-buxhetin-qe-ka-dhene-qeveria-per-to/ […]
Comments are closed.