Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në fshatin Kote të Vlorës.
Për pasojë, i plagosur ka ngelur një qytetar tjetër, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Ai është plagosur aksidentalisht me xham në dorë, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet arsyet e sherrit mes qytetarëve, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.