Për javën e 6 të luftës ndaj COVID-19, qeveria shqiptare ka bërë disa lëshime në fashen e orarit të lëvitzjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara. Kryeministri Rama nuk harron të kujtojë që do të vijojnë masat e rrepta penale.
“Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Nga e shtuna në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi”.
Qeveria shqiptare e sheh fundin e muaji maj si një afat kohor optimist për të dalë nga faza e parë e përballjes me COVID-19.
“Duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët. Pas kësaj periudhe një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht”.
Ndërsa javen e ardhshme do të publikohet paketa e dytë financiare.
“Paketa e zgjeruar të mbështetjes financiare, do të mbështeten bizneset e vogla që u goditen indirekt nga VKM e qeverisë kundër COVID-19. Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës si dhe sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi”.
Gjithashtu javen tjetër Edi Rama dha një lajm të mirë për shtetasit e tij që kanë mbetur të bllokuar jashtë kufijve shqiptar. Të hënë do të ketë një plan të detajuar për hapjen e rrugës së riatdhesimit, por me kushtin e karantinimit 14-ditor.