BallinaAktualitetRrëfehet gruaja e moshuar në Zvicër: Fëmijën shqiptar e vrava për...

Rrëfehet gruaja e moshuar në Zvicër: Fëmijën shqiptar e vrava për…

spot_img
spot_img

E moshuara zvicerane, që në 21 mars vrau me thikë një 7-vjeçar nga Kosova, ka treguar arsyet pse bëri krimin.

Me vrasjen mizore të fëmijës, ajo ka pasur si qëllim të merrte “vëmendjen e shtetit”.  Menjëherë pasi e ka vrarë 7-vjeçarin shqiptar në Bazel, që sapo kish dalë nga shkolla, ajo ka telefonuar Televizioni Telebasel.

“Sapo kam vrarë një fëmijë”, kishte thënë 75-vjeçarja Angela.N, duke tmerruar punonjësin.  “Unë jam dëbuar nga banesa ime, nuk më lënë të futem”, ka vazhduar më tej gruaja e moshuar.

Prej vitit 1985 ajo ka pasur një problem me shtetin, shkruan 20minuten. Sipas dokumenteve të zbuluara, gruaja pretendonte se i ishin marrë me pa të drejtë pronat, ndërsa akuzohej për korrupsion dhe mashtrim. Në një letër drejtuar presidentit të parlamentit, ajo shkruante: “Kur politikanët dështojnë, flasin armët”.

Pas vdekjes së bashkëshortit në vitin 1999, Angela N. ishte futur gjithnjë e më shumë në borxhe dhe kishte vazhduar që për gjendjen e saj të fajësonte autoritetet, duke u shkruar letra dhe duke u caktuar ultimatume.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular