Publicisti Henri Çili, i ftuar në Ora News, ku ka komentuar aktualitetin politik në vend, është shprehur se, votimi kundër i deputetëve të rinj të opozitës për zgjatjen e afataeve të Komisioneve Zgjedhore, ishin “fake”.
Më tej Çili shtoi se, Opozita (PD dhe LSI) me djegien e mandateve, daljen nga Parlamenti dhe protestat e vazhdueshme ka shokuar sistemin politik.
Gazetarja: Sot u miratua zgjatja e afateve të Komisionit të Reformës Zgjedhore me votat kundër të deputetëve të rinj të opozitës.
“Fake”, e gjitha “fake”. Nuk ka ndonjë sens të madh, por në parim do thosha që thelbi i krizës është gjetkë dhe këto janë disa operacione për të fituar kohë. Janë thjeshtë çështje të kronikës. Thelbi është që opozita ka dalë jashtë sistemit politik, por është brenda sistemit demokratik. Me lëvizjen e saj ka arritur të shokojë sistemin politik”, është shprehur Çili.