Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje kombit të tregojë durim, disiplinë dhe solidaritet përballë pandemisë së koronavirusit, në një adresim të rrallë televiziv të transmetuar të shtunën
“Solidariteti që ju tregoni çdo ditë tani, ne do të kemi nevojë për më shumë në të ardhmen“, tha ai.
Kriza ka nxjerrë “më të mirën dhe më të keqen tek njerëzit”, shtoi.
Steinmeier gjithashtu u bëri thirrje individëve që të zbatojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Si do të vazhdojnë gjërat dhe kur dhe si kufizimet mund të qetësohen, nuk do të vendosen vetëm nga politikanët por edhe ekspertët”.
Në përgjigje të krahasimeve të përpjekjeve për të trajtuar pandeminë si luftë, Steinmeier i quajti masat një “provë të njerëzimit”.
Presidenti gjerman gjithashtu bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar në të gjithë Bashkimin Evropian.
“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një provë e njerëzimit tonë. Ajo sjell më të mirën dhe më të keqin tek njerëzit. Le t’i tregojmë njëri-tjetrit më të mirat tek ne. T’ia tregojmë Evropës. Gjermania nuk mund të dalë nga kjo krizë e fortë dhe e shëndetshme nëse fqinjët tanë nuk janë të fortë dhe të shëndetshëm“, tha ai.
Ai gjithashtu parashikoi që shoqëria do të ndryshojë në mënyrë drastike nga kriza. “Ne nuk duam të bëhemi një shoqëri në ankth ose mosbesim. Por ne mund të jemi një shoqëri me më shumë besim, më shumë konsideratë dhe më shumë vetëbesim,” tha ai.
Fjalimi shënoi rastin e parë që Steinmeier i drejtohet zyrtarisht kombit gjerman, përveç në kohën e Krishtëlindjes.
Nuk pati asnjë fjalim të transmetuar presidencial edhe pas rënies së Murit të Berlinit.