Kanë filluar të vijnë lajme të mira në Italia. Në këtë vend numërohen tashmë 102 253 persona pozitivë me koronavirus dhe vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 4 092 raste të reja. Por rastet e reja janë me ulje pasi të shtunën të infektuarit e rinj ishin 4 694.
Numri i viktimave në Itali ka shkuar në total 19 899. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 431 persona, shifër që e cila po vjen në ulje nga dita në ditë. Aktualisht janë 3343 pacientë në terapi intensive, 38 më pak se një ditë më parë ndërsa 1677 persona janë shëruar.
Tashmë në botë numërohen mbi 110 mijë viktima nga pandemia ndërsa të infektuarit janë 1 792 899. SHBA-të kanë numrin më të madh të viktimave dhe të të prekurve.