BallinaAktualitetArtur Çani nxjerr zbuluar Ramën: E bëri testin e koronavirusit në zyrë,...

Artur Çani nxjerr zbuluar Ramën: E bëri testin e koronavirusit në zyrë, ka përdorur emër të….

Gazetari Artur Çani deklaroi mbrëmjen e sotme në Fax News në emisionin e tij, “Radiografi e një virusi COVID-19″, se kryeministri Edi Rama e ka bërë testin për koronavirusin në datë 23 Mars të këtij viti me emër të falsifikuar.

Çani deklaroi se e ka bërë në zyrën e tij ndërsa ka përdorur emër tjetër në një spital privat.

“E keni bërë testin më 23 Mars 2020 zoti Rama. Domosdo se ju nuk do shkonit të laboratori, por do vinin të laboratorit siç erdhën ditën e hënë tek zyra juaj dhe ju nuk ishit vetëm. Dmth zonja Valentinë e kabinetit tuaj mund të tregojë mirë se si funksionon marrja e testit. 

Bëre shumë mirë që e bëre testin sepse kryeministri i një vendi duhet ta dijë për të mirën tonë. Por ju duhet ta bënit për dy arsye, sepse ka të bëjë direkt me mushkëritë, por ashtu që ne thamë nuk janë gjëra tqë rëndësishme, e rëndësishme është se pse zoti Rama mashtrove. E përsëris, e ke bërë testin më 23 mars në një spital privat, e ke bërë në zyrën tënde dhe e ke bërë me emër të rremë. Bija e vet e ka bërë tek privati”.

Një javë më pas sipas gazetarit, Rama ishte te Arjan Çani, dhe dikush e pyeti a e keni bërë testin apo jo, ndërsa Rama përgjigjet:

“Unë mendoj se tamponi bëhet me urdhër të ekipit të ekspertit dhe bëhet ndaj atyre që janë pjesë e zinxhirit të kontakteve”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular