BallinaBotaJa vendi i parë në Evropë që rihap shkollat, rregullat e reja...

Ja vendi i parë në Evropë që rihap shkollat, rregullat e reja që duhet të zbatojnë nxënësit

spot_img
spot_img

Fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat e shkollës pasi vendi lehtësoi kufizimet për koronavirusin duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat.

Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën nxënësit që u kthyen sot, të cilët qëndruan 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.

Siç bëhet e ditur, shkolla ishte mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të koronavirusit.

Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të pastrojnë duart”.

Sisa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke përmendur shqetësimet shëndetësore me një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.

Studentët e shkollave të mesme dhe të shkollave të larta të Danimarkës do të vazhdojnë të mësojnë nga distanca. Ata pritet të kthehen në klasë në 10 maj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular