BallinaRajoniWEF: A na duhet një “Plan Marshall” për ta rindërtuar Evropën pas...

WEF: A na duhet një “Plan Marshall” për ta rindërtuar Evropën pas COVID-19

spot_img
spot_img

Në mes të krizës të COVID-19, Bashkimi Evropian po shikon se si mund të rindërtojë ekonomitë e kontinentit në vitet pas pandemisë – dhe thotë se një plan i zbatuar si ai pas Luftës së Dytë Botërore mund të sigurojë një model për t’u ndjekur.

“Në këtë krizë, nuk mund të ketë masa gjysmake,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Dhe ky do të jetë rasti për vitet që vijnë ndërsa kërkojmë të largojmë ekonominë tonë nga humnera e krizës. Për ta bërë këtë, do të na duhen investime masive në formën e një Plani Marshall për Evropën. Dhe në zemër të tij duhet të qëndrojë një buxhet i ri i fuqishëm i BE-së”.

Thirrjet e Von der Leyen për një Plan të ri Marshall për të ndihmuar ekonomitë e kontinentit që janë goditur më shumë nga koronavirusi, u bëri jehonë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili tha: “Nëse virusi nuk ndalet në kufij, atëherë nuk duhen të ndalen as mekanizmat e financimit”.

Vizioni i Planit Marshallit

Plani Marshall ishte një iniciativë amerikane për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomive të Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Lufta për të mposhtur nazistët u zvarrit për gjashtë vjet dhe çoi në humbje të madhe të jetëve njerëzore. Miliona vdiqën në fushat e betejës, në kampe dhe në qytete. Rrugë, hekurudha, fabrika dhe shtëpi të panumërta u shkatërruan gjithashtu, duke lënë ekonomitë kombëtare në rrënoja.

Për ta ringritur Evropën në këmbë dhe për t’i dhënë fund çdo zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Sovjetik, Sekretari i Shtetit i SHBA, George C. Marshall, hartoi Programin Evropian të Rimëkëmbjes. Ai dërgoi afro 13 miliardë dollarë ndihma për Evropën midis viteve 1948 dhe 1951. Kjo do të kapte vlerën e rreth 142 miliardë dollarëve sot.

Një plan i ri për një epokë të re

Sipas Von der Leyden, përgjigja ekonomike e Evropës ndaj COVID-19 ka qenë më e forta se kudo në botë. “Ne kemi bërë rregullat tona shtetërore më fleksibile se kurrë më parë, në mënyrë që bizneset e mëdha dhe të vogla të mund të marrin mbështetjen e nevojshme”, tha ajo. “Ne i kemi reduktuar rregullat tona buxhetore më shumë se kurrë më parë për të lejuar që shpenzimet kombëtare dhe të BE të shkojnë shpejt tek ata që kanë nevojë. Kjo ka ndihmuar institucionet e BE dhe vendet anëtare të akordojnë 2.8 trilionë për të luftuar krizën”.

Ajo, dhe të tjerët që janë dakord me të, besojnë se buxheti i BE-së mund të veprojë si një “instrument solidariteti dhe modernizimi” për të ndihmuar ato vende që kanë më shumë nevojë – të tilla si Italia dhe Spanja, ku numri i të vdekurve dhe ndalesat ekonomike kanë qenë më të rënda.

“Kjo është arsyeja pse paratë në buxhetin tonë të ardhshëm duhet të investohen në një mënyrë të zgjuar dhe të qëndrueshme. Ai duhet të ndihmojë në ruajtjen e asaj që është e dashur për ne dhe rinovimin e ndjenjës së përkatësisë midis kombeve të Evropës”, tha ajo.

Por kjo strategji nuk është pa kritikë. Ekonomistë nga disa vende më të pasura të Evropës, të tilla si Gjermania dhe Hollanda, kanë shprehur shqetësime për idenë. Michael Hüther, kreu i Institutit Ekonomik Gjerman në Këln, paralajmëroi kundër lëshimit të eurozonës për detyrimin e përbashkët, për t’u përballur me borxhin sovran. Frika e tij ishte se mund të minojë politikat fiskale kombëtare dhe madje të dekurajojë planifikimin e shëndoshë ekonomik në disa vende. / World Economic Forum – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular