Kanë emrin në listën e përfituesve, por nuk i lënë të dalin nga qelia

0
258
Gardiane te burgut te grave 325 ne Tirane. Pas hyrjes ne fuqi te ligjit per amnistine, 731 te burgosur qe u kish mbetur me pak se dy vjet burg, jane liruar nga burgjet ne te gjithe Shqiperine./r/n/r/nGuardians at women prison of Tirana. After amnesty law, 731 prisoners who had been left with less than two years in prison, they were released from prisons throughout Albania.

Sipas aktit normativ nga Ministria e Drejtësisë, qindra të burgosur që përmbushnin kriteret, do të qëndronin 3 muaj në shtëpi në karantinë.

Por edhe pse emrat dolën, disa prej tyre nuk mundën të dalin nga qelitë. “Stop” sjell 2 raste nga burgu i Fierit me këtë problematikë dhe një nga Tirana, nga burgu 302.

Tre raste të tjera raportohen nga burgu i Rrogozhinës dhe familjarët e të burgosurve denoncojnë faktin, se të afërmit e tyre e kanë emrin në listën e daljes, por nuk u jepet leja.

Edhe nga burgu i Fushë-Krujës konstatohet e njëjta problematikë. Drejtuesi i burgut të Rrogozhinës dhe juristi i burgut të Fierit, nuk japin asnjë shpjegim, duke thënë se të dhënat janë sekret.

Por gazetari i “Stop” komunikoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe komisionin e Apelimit dhe specialistja e kësaj strukture, u njoh me rastet për të cilat do të merret një vendim. /tvklan.al