BallinaKronikeVrau bashkëshorten, nënë e 6 fëmijëve, dosja çohet në gjykatë

Vrau bashkëshorten, nënë e 6 fëmijëve, dosja çohet në gjykatë

spot_img
spot_img

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka dërguar ditën e sotme në gjykatë dosjen për të pandehurin Celnik Shaulli, që akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Organi hetimor ka ngritur akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c te Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se vrau me mjete të forta prerëse, shtetasen Adriana SHaulli, të cilën e ka pasur bashkëshorte . Vitkima ishte 42 vjeçe, nënë e 6 fëmijëve.

Shaholli mendohet se e kreu krimin pasi u bë xheloz se bashkëshortja nisi punë në lakanderi dhe e akuzoi atë se kishte marrëdhënie me pronarin. Në sherr e sipër ai tha se e shtyu dhe gruaja përplasi kokën në dysheme.

Çlirim Shaholli e çoi me duar e tija në urgjencë bashkëshorten e plagosur. Mjekët vunë re një hematomë në kokë, ndërsa gruaja nuk mundi të dilte e gjallë nga salla e operacionit. Pas shoqërimit në polici burri pranoi që ishin zënë. Ai e kishte shtyrë dhe ajo kish përplasur kokën në dysheme. “Nuk doja ta vrisja, si mund të lija jetim fëmijët e mi”,- tha ai në polici.

Por nga hetimet e Prokurorisë rezulton se e ndjera është vrarë me mjete të forta prerëse.

© SYRI.net

Asnjëherë Mos Injoroni Këto 32 Simptoma! Mungesa E Magnezit Shkakton Atak Zemre
Asnjëherë Mos Injoroni Këto 32 Simptoma! Mungesa E Magnezit Shkakton Atak Zemre
Nëse rrini ulur mbi 3 orë në ditë, zemra juaj do të vdesë, hani një …

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular