BallinaBotaQytetarët nuk durojnë karantinën, marrin armët dhe dalin në protestë

Qytetarët nuk durojnë karantinën, marrin armët dhe dalin në protestë

spot_img
spot_img

Protestues në shtetin amerikan të Michigan kërkuan sot fundin e bllokimit ekonomik dhe të rregullave të ashpra të karantinës të vendosura nga guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

Me parulla pro presidentit Trump, disa prej tyre kishin marrë me vete armët, dhe thonin se masat shkelin të drejtat e tyre për të cilat duhet të vendosin vetë.

Disa prej tyre thonin se më mirë vdisnin nga koronavirusi sesa të shihnin bizneset e tyre të vogla të gjymtoheshn e të mbylleshin nga pandemia, e cila ka shkaktuar 28,000 të infektuar dhe 5,000 të vdekur në Michigan.

Turmat nuk mbanin maska mbrojtëse, por automatikë dhe flamura amerikanë të Konfederatës. Ata tregonin dhe postera të fushatës së ardhshme elektorale në favor të Trump-Pence 2020.

Guvernatorja kritikoi protestuesit që rrezikonin veten dhe të tjerët dhe shtoi se ishte ironike që një grup shkelësish të bëheshin arsyeja e shtyrjes së masave të bllokimit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular