BallinaAktualitetJuristi Hazizaj: Ndryshimet në Kodin Penal antikushtetuese, do të rrëzohen shumë shpejt

Juristi Hazizaj: Ndryshimet në Kodin Penal antikushtetuese, do të rrëzohen shumë shpejt

Në një lidhje me Ora News, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se nismat ligjore në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme janë në kundërshtim me parimet themelore mbi të cilat ndërtohet e drejta.

Hazizaj u shpreh se në gjendje të jashtëzakonshme të formatosh akte ligjore me veprimtari të përhershme

Sokol Hazizaj: Nismat ligjore në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme për rregullimin e veprimtarisë jetësore vijnë në kundërshtim me parimet themelore mbi të cilat ndërtohet e drejta. Nuk mund ta pranojë askush që në gjendje të jashtëzakonshme të formatosh akte ligjore me veprimtari të përhershme. Janë dy dimensione që shkojnë kundër.

Ajo çka ndryshimet e dispozitave në Kodin Penal i ka dhënë forcën e ligjit, është koncepti i urdhrit. Mendoj që, larg o Zot, që urdhërdhënësi lajthit dhe ai për shkak të urdhrit ka fuqinë ligjore, pra mbart plotfuqishmërinë , atëherë ç’mund të bëhet në një vend që menaxhohet nga urdhra jo kushtetues!

Vetë dispozita vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë, e cila ka koncept tjetër për urdhrin. Nuk mund t’i jepet forcë kushtetuese një urdhri. Në raport me atë çka ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë për ndryshimet e Kodit Penal, ajo bie haptazi me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, vendimi nr. 19 të vitit 2011 i cili në mënyrë shteruese ka artikuluar se çfarë përbën urdhri dhe cili është kufizimi i i tij ligjor. 

Hazizaj tha se këto ndryshime në Kodin Penal janë bërë të pakonsultuara me aktorë që merren me jurisprudencë, janë ndryshime të nxituara. Ai shtoi se këto dispozita të ndryshuara në Kodin Penal, kam bindjen që Gjykata Kushtetuese do i rrëzojë.

Sokol Hazizaj: Të gjithë ndryshimet e bëra të pakonsultuara me aktorë që merren me jurisprudencë, janë ndryshime të nxituara. Nuk mundet që të luash me konceptin e një gjendje të jashtëzakonshme shumë pak njerëz mund ta kuptojnë atë. Me kalimin e kohës do të kuptojmë që këto dispozita të ndryshuara në Kodin Penal, kam bindje që Gjykata Kushtetuese do i rrëzojë. Këto do të jenë dispozitat më jetëshkurtër. 

Po ashtu Hazizaj tha se qeveria po merr më shumë të drejta kushtetuese seç duhet dhe se nuk mundet Kuvendi kushtetushmërisht të marrë nisma që duan kohën e tyre të zbatimit dhe maturimit.

Sokol Hazizaj: Qeveria po merr më shumë të drejta kushtetuese seç duhet. Këto ndryshime janë jo kushtetuese e jo proporcionale me gjendjen që jemi. Nuk mund të marrin karakter të përhershëm për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi. Kuvendi punon vetëm me akte normative. Nuk mundet Kuvendi kushtetushmërisht të marrë nisma që duan kohën e tyre të zbatimit dhe maturimit. Si mund të maturohet një dispozitë që ka efekt të përhershëm kur ty të doli si problem në një situatë të jashtëzakonshme. Mendoj që në situatën ku ndodhemi, koncepti i masës prevalon mbi çdo koncept tjetër. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular