Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri janë edhe 22 fëmijë. Në një intervistë për “Byro politike”, shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule, tha se mosha e fëmijëve varion nga 0 deri në 14 vjeç.
Ndërkohë, 6 fëmijë janë të moshës 0-5 vjeç. Kule tha po ashtu se fëmijët janë duke u trajtuar në shtëpi dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur probleme.
“Të gjithë janë në kishte shtëpie, në disa raste kemi komunikuar me disa shqetësime të vogla të nënave për temperaturën, por asnjë nuk ka probleme të mushkërive, apo probleme të frymëmarrjes”, tha ajo mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
Nuk kemi asnjë fëmijë të shtruar me Covid në shqipëri. Pavarësisht se nga testimet e bëra kanë rezultuar 22 fëmijë pozitivë. Mosha më shprehur është 5 deri në 14 vjeç, tek ne ndiqet deri në 14 vjec pediatria. 6 fëmijë janë të moshës 0-5 vjeç. Të gjithë janë në kishte shtëpie, në disa raste kemi komunikuar me disa shqetësime të vogla të nënave për temperaturën, por asnjë nuk ka probleme të mushkërive, apo probleme të frymëmarrjes
Ka pasur fluks te Pediatria?
Fluksi ka rënë. Së pari janë të trembur se mos fluksi i madh bën që fëmijët të bien në kontakt me të tjerët. Dhe nga ana tjetër është një periudhë e vitit që nuk ka një sëmundshmëri të lartë, kemi kaluar gripin. Tani është vetëm ky infeksion kryesor.
Po gjatë stinës së ftohtë, në janar ka pasur paciente me koronavirus, po të fëmijët keni konstatuar raste?
Fluksi të frekuentimit të urgjencës pediatrie, në shërbimet tona ka qenë në kapacitet të plotë. Por nuk do të thosha që ka një ndryshim nga periudha e njëjtë të një viti më parë. Ne kemi bërë shumë testime, për virisun e influencës, na është dhënë mundësia dhe kemi pasur shumë fëmijë me infeksion nga influenca A dh B. Për Covid, fëmijët e testuar kanë rezultuar negativë
Në ditët e fundit keni konstatuar raste?
Dje dhe sot kemi dërguar tanona për fëmijët me temperaturë, por kanë rezultuar negativë. Mundohemi ti këshillojmë
Në rast se do të ketë fëmijë që kanë probleme, është planifikuar të shtrohen te Infektivi i Pediatrisë?
Kemi një pavion të veçantë, fatmirësisht është bosh, por janë krijuar të gjitha kushtet. Është bërë distancomi i veçantë nga pjesa tjetër dhe pajisja me mjetet. /abcnews.al