Mjekët po paralajmërojnë se pacientët që i kanë mbijetuar Covid-19 mund të mbeten me probleme shëndetësore afatgjata.
Ata thonë se sëmundja vdekjeprurëse mund të ketë një ndikim afatgjatë në shëndetin e një pacienti, duke shkaktuar dëme të qëndrueshme në të gjithë trupin e tyre.
Ja disa nga efektet afatgjata të COVID-19:
Dhimbje në mushkëri
Siç do ta dinë shumë njerëz tashmë, koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes që ka një ndikim të madh në mushkëri.
Shumë pacientë Covid-19 zhvillojnë një formë të dështimit të frymëmarrjes të quajtur sindromë akute e shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS), e cila kërkon që pacientët të marrin oksigjen përmes një ventilatori.
Dhe nuk janë vetëm mushkëritë e tyre që preken nga sëmundja vdekjeprurëse, por janë edhe organe të tjera vitale dhe sistemet trupore.
Dëmtimi i mëlçisë
Një studim i ri nga Kina ka sugjeruar që shumë njerëz që janë infektuar me koronavirus mund të zhvillojnë dëmtim të mëlçisë.
Shkencëtarët analizuan rezultatet e testit të gjakut të 34 pacientëve Covid-19 gjatë shtrimit në spital.
Dhe leximet e tyre zbuluan se pacientët e rikuperuar vazhduan të kishin funksion të dëmtuar të mëlçisë.
Dhe ky ishte rasti edhe pasi dy testet për virusin kishin rezultuar negativë dhe pacietët ishin shëruar.
Zemër e dobësuar
Covid-19 po shkakton gjithashtu stres ekstrem në zemrat e njerëzve.
Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit e kanë quajtur sëmundjen vdekjeprurëse “një test të madh stresi për zemrën”.
Ata zbuluan se inflamacioni dhe ethet e larta të sjella nga koronavirusi dobësojnë zemrën dhe rrisin rrezikun për anomalitë kardiake si mpiksjen e gjakut.
Len Horovitz, një specialist pulmonar në Spitalin Lenox Hill në Neë York, pret që disa njerëz që luftuan për një periudhë të gjatë me Covid-19 mund të vazhdojnë të zhvillojnë një çrregullim të zemrës që ndikon në shkallën ose ritmin me të cilin rrah zemra , i njohur si aritmi i zemrës.
Ai shtoi se ato gjithashtu mund të zhvillojnë dështim kongjesiv të zemrës dhe miokardit ose perikardit (inflamacion i muskujve të zemrës).
Gulçim i vazhdueshëm
Mjekët thonë se pacientët me koronavirus ka të ngjarë të kenë gulçim të vazhdueshëm, edhe pasi të jenë rikuperuar.
Ata thonë se shumica e atyre që kishin sindromë të rëndë respiratore akute (SARS) kishin gulçim për një muaj pas infeksionit – dhe kjo ka të ngjarë të jetë e njëjtë për pacientët me Covid-19.
Probleme të shëndetit mendor
Psikiatrit thonë që nga studimi i koronaviruseve të së kaluarës ka të ngjarë që shumë pacientë Covid-19 do të vazhdojnë të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor përfshirë depresionin dhe ankthin.
Në fakt, një studim i pacientëve të kuruar pas sëmundjes së SARS, zbuloi se më shumë se një e treta raportuan depresion dhe ankth 12 muaj më pas.