Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku viktimë mbeti Petrika Treska.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.7 të qytetit juglindor, ndërkohë që për krimin u arrestua Apostol Bozhgolli. Sherri mes dy fqinjëve, nisi për dritën e shkallës së pallatit ku ata banonin.
Mësohet se pasi janë zënë verbalisht, situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë (thikë). Autori i dyshuar për vrasjen e fqinjit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë.