Kosova ka dy lojtarë me emër dhe mbiemër të njëjtë, Lirim Kastrati, me njërin që luan si sulmuesi dhe tjetri si mbrojtës i majtë.
Të dy këta futbollistë shpesh kanë luajtur së bashku në një formacion për Kosovën dhe ka qenë problem të identifikohet, zakonisht nga mediat e huaja.
Njëri nga futbollistët luan për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, ndërsa Kastrati tjetër që është edhe mbrojtës luan për Bolonjën në Itali. Pikërisht për Kastratin e Lokomotivës së Zagrebit, portali turk “Akit”, ka bërë një shkrim ku shkruhet se kërkohet nga Rizespor.
Megjithatë ka ndodhur një ngatërresë nga turqit, të cilët në vend të vendosnin foton e Lirim Kastratit që luan te Lokomotiva e Zagrebit, kanë vendosur të atij që luan te Bolonja.
PANORAMASPORT.AL