Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë gati 4 muaj më parë, botës i është dashur një kohë e gjatë për të kuptuar sesi virusi infekton njerëzit dhe si përhapet në mesin e popullatave. Këto janë disa nga gjërat kryesore që njerëzimi ka mësuar deri më tani për këtë virus të rrezikshëm:
- Infeksioni i parë u shfaq në Wuhan në dhjetor. Megjithatë, Kina tha se ‘pacienti zero’ ka të ngjarë të jetë shfaqur që në mesin e nëntorit.
- Fillimisht, virusi ishte i lidhur me tregun e gjësë së gjalë Huanan në Wuhan. Por kjo tezë është hedhur poshtë pasi shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se nga 14 rastet e para vetëm 13 kanë origjinën nga tregu. Pra tregu ka shërbyer për përhapjen e shpejt, por jo origjinale.
- Më shumë hulumtime kanë zbuluar se virusi ka të ngjarë të kërcejë nga një kafshë te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse, të tilla si një pangolinë ose një mace civet.
- Deri në janar, studiuesit e kuptuan qartë se transmetimi njeri-në-njeri ishte i mundur. Tani dihet se mënyra kryesore e transmetimit është përmes stërklave të cilat ndonjëherë mund të përhapet përmes ajrit.
- Shkencëtarët fillimisht nuk e dinin se sa virusi rrinte në lloje të ndryshme të materialeve. Studimet e fundit kanë kuptuar se sa kohë mbetet i në sipërfaqe të zakonshme dhe në kushte të ndryshme, me virusin që qëndron deri në katër ditë në para’ dhe 7 orë nëpër gotat e qelqit.
- Një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportuan simptoma gastrointestinale, përkundër COVID-19 që sulmon sistemin e frymëmarrjes. Këto dhe simptoma të tjera më pak të shpeshta tani janë të dokumentuara mirë.
- Gjithashtu, mjekët nuk e kuptuan plotësisht kursin më të zakonshëm për sëmundjen. Tani ata e dinë se virusi ndjek një model simptomash që zgjat rreth 17 ditë.
- Supozohej se trupat e njerëzve që vdesin nga COVID-19 ende mund ta përhapnin sëmundjen. Në prill kjo u dokumentua zyrtarisht. SCAN
Burimi: Business Insider