Koreja e Jugut vazhdon të shtojë spekulimet lidhje me shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i thënë CNN se ai është “gjallë dhe mirë”
“Pozita e qeverisë sonë është e fortë,” tha Moon Chung-in, këshilltari i lartë i politikës së jashtme së Koresë së Jugut, për CNN.
“Kim Jong Un është gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën Wonsan që nga 13 Prill. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani.”
Dyshime për shëndetin e tij u ngritën, pasi Kim humbi festën e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 Prill. Ai ishte parë katër ditë para kësaj date në një takim në lidhje me politikën, sipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA.
CNN raportoi më herët gjatë javës se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë inteligjencën dhe se Kim është “në rrezik të madh pas një operacioni”, sipas një zyrtari amerikan.