Nga Shemsi Prençi
Dy standartet e Kryeministrit:
– Popullin e kërcënon me burg !
– Hajdutët i justifikon !
Sa shëmtuar na shfaq sot në ekranet televizive Kryeministri..!
Shumë i bindur se me fondet e “gjendjes së fatkeqësis natyrore” po abuzohet, duke kryer prokurime të drejtëpërdrejta vetëm me një operatorë e që prodhojnë korrupsion, përsëri kryeministri, vetëm e vetëm për të mos pranuar denoncimet e mediave dhe opozitës, nxiton dhe zvarritet e zhgarravitet me tallje në mbrojtje të hajdutëve me përpjekje për të na bindur se kompanitë hajdute i ka përzgjedhur vetë…!
Zelli dhe shpërfytyrimi që shpalosi në ekranet televizive, na forcoj bindjen se përzgjedhja është organizim i qendërzuar qeveritar dhe jo sajesë e thjeshtë…! Në fakt edhe çmimet që pranoj vetë kryeministri rezultojnë të jenë 2-3 herë më të larta se tregu i lirë në të gjithë operatorët shqiptarë..!
Por populli ndoshta nuk e dinë ose dhe nuk e kupton se sa është vjedhja dhe korrupsioni me fondet shtetërore në kohë Pandemie, por mënyren e sjelljes së kryeministrit e dallon dhe kupton shumë mirë..!
Një kryeminister që për rreth dy muaj futi në “arrest shtëpie” gjithë popullin Shqiptarë dhe strukturat shtetërore, duke kërcënuar për buk e ilaçe e deri 15 vite burg për shkelje të rregullave të karantinës , ndërkohë zvarritet, duke justifikuar hajdutët qeveritar që realizojnë vjedhje marramendëse të parave të taksapaguesve shqiptar, normal që është i rrezikshëm dhe shumë i neveritshëm..!
Kjo metodë sjellje me dy standarte e kryeministrit Rama, nuk është e re, por kur demostrohet egër në periudhë Pandemie, në një kohë kur populli po vuan për bukën e gojës, duhet trajtuar si kriminale. Dikush me të drejtë, mundet të pyes se: kush mundet ta trajtojë si kriminale pasi Prokurorinë dhe SPAK-un , vet kryeministri i ka futur në “arrest shtëpie” ashtu si ka vepruar me popullin…?!
Normal që ky është shqetsim prej më shumë se tre vitesh dhe me sa duket, do e vuajmë edhe shumë kohë , por askush nuk mundet ti ndalojë prokurorët dhe prokuroret, që ju ka ngelur sadopak ndershmëri dhe gjak shqiptari. Ndoshta në kohë Pandemie, do të spikasin e zbulohen edhe njerëz të drejtësisë që e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët të çliruar nga mafiozët dhe diktatorët..!
Në të kundërt Shqiptarëve do tu mbetet, që të luten për gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazani, që Zoti të ndëshkojë atje ku ju dhemb më shumë, të gjithë qeveritarët që vjedhin kafshatën e bukës së familjeve shqiptare në varfëri ekstreme dhe maskat e veshjet mbrojtse të mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë për mbrojtjen e jetëve njerzore nga Covid-19, duke rrezikuar dhe jeten e tyre.