Gazetari Artan Hoxha nga studio e lajmeve në Abc News ka theksuar se burime pranë policisë i kanë pohuar se viktimat e Durrësit, vëllezërve Haxhia sipas hetimeve paraprake rezultojnë se e kanë ndaluar vetë makinën që nge dyshimet se i njihnin autorët.
Ndërkohë ai është shprehur se nga të dhënat e deri tanimshme makina e autorëve një “Toyota” gri është drejtuar drejt vendit që zhduken gjithmonë gjurmët e autorëve të vrasje.
Vendi që ne e njohim dhe si “Trekëndëshi i Bermudës”, kryqëzimi Tiranë- Durrës-Fushë Krujë, shpesh zhduk dhe gjurmët e atentatorëve.
“Unë kam pyetur dje dhe nuk më kanë dhënë detaje se personat në fjalë kanë qenë të armatosur, ato kanë besuar te siguria dhe te masat e marra. Drejtuesi i mjetit e ka ndaluar vetë makinën, kjo të lë të kuptosh se mund të ketë një njohje mes viktimave dhe autorëve dhe pse nuk kemi asnjë informacion zyrtar për këtë. Nga të dhënat e deri tanishmë mjeti tip Toyota që është drejtuar drejt vendit që ne e njohim si “Trekëndëshi i Bermudës”.Kryqëzimi Tiranë , Durrës dhe Fushë Krujë ku zakonisht është dhe vendi ku autorët sikur avullojnë. Nuk ka pasur asnjëherë stategji se si kjo zonë është në monitorim. Është e pamundur që kjo zonë të lihet e pambuluar nga forcat e policisë”, ka thënë Hoxha.
Ndër të tjera ai ka theksuar se një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit, pasi jashtë vendit është kapur një automjet i modifikuar që dyshohet se është bërë në servisin e vëllezërve dhe është kapur me drogë.
Hoxha ndër të tjera thekson se në duart e grupit hetimor ka shumë pista, është ajo e hakmarrjes është fakti nëse autorët njihen ose jo me autorët e krimit.
“Një element tjetër është se një automjet që dyshohet se është modifikuar në servisin e vëllezërve për trafik narkotikësh dhe ka të dhëna se ai është kapur jashtë me lëndën narkotike. Ti mund ta kesh modifikuar mjetin por ngarkesa nuk ëhtë e jotja, ti e ke modifikuar mjetin por cilësohesh dhe si autor. Dënimi që ka marrë më parë Besmiri jashtë e ka kryer dënimin, por në Shqipëri nuk ka një gjë të tillë, duke qenë se vijnë nga një zonë ku hakmarrja mund të jetë një tjetër pishtë. Ka disa pista në duart e policsë. Tjetra është nëse ka implikim në trafikimin e narkotikeve jashtë Shqipërisë, pasi zakonisht ngjarjet e fundit kanë të bëjnë me trafikun e lëndeve narkotike në Shqipëri ndodhin në vendet e Evropës dhe kufomat i mbledhim në banesat e tyre. Ne bëhemi pjesë e një bilanci që nuk ndodh brenda vendi tonë. Kjo e bën më të vështirë dhe unë këtu e shikoj një tjetër dobësi të policisë, pasi është e vështirë që të gjurmosh grupet në Amerikën Latine dhe në Evropë, por patjetër duhet të kesh informacion se cila është adresa. Po hetohet ky episod pasi është kapur ky automjet i modifikuar në Itali. Ai dyshohet se ka shkuar me traget nga Durrësi në Itali është një e dhenë që po shikohet nga hetuesit, por akoma nuk ka një të gjë zyrtare akoma. Një tjetër gjë është nëse autorët kanë pasur direkt lidhje me viktimat apo janë të paguar”, është shprehur gazetari.
/Abcnews.al