BallinaBotaCOVID 19/Propozimi i infermierit italian për martesë bëhet viral në rrjet

COVID 19/Propozimi i infermierit italian për martesë bëhet viral në rrjet

spot_img
spot_img

Johhny Fasulo, infermier në repartin e trajtimit intensiv të Covid, në Brianza, Itali, ka përdorur veshjen e tij mbrojtëse që mban gjatë turnit, për t’i dërguar propozimin për martesë të fejuarës, edhe ajo infermiere

Në të vërtetë bëhet fjalë për një konfirmim, ka thënë Fasulo, pasi çifti e kishte vendosur tashmë. Do të martoheshin me 8 qershor, pasi ajo i kishte thënë, Po, nëntorin e kaluar. Mirëpo, emergjenca me koronavirusin, i shtyu planet e tyre.

Në veshjen mbrojtëse, ai ka shkruar; “Armida, do akoma të martohesh me mua, të dua”. Infermeri thotë se e kishte marrë shtysen për këtë, nga një kolege. Foton e hodhi në Facebook. Ajo më pas u bë virale në rrjet.

“Erdhi shumë shpejt, një tjetër PO, nga Armida. Në fillim ajo u step, pasi është pak e ndrojtur. Më pas u entuziasmua, dhe me ka falenderuar”, tregon Fasulo.

Por të dy, nuk e prisnin që kjo histori do të bëhej kaq mediatike, dhe kanë mbetur të surprizuar.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular