Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku u raportua se dy gra mbetën të plagosura pasi u përplasën nga një automjet teksa po ecnin anës rrugës.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Trashovicës”, ndërsa dy gratë u dërguan në spitalin e Gramshit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Së fundmi, dy gratë e plagosura janë identifikuar si Liri Baku, 58-vjeçe dhe Dare Rrengu, 65-vjeçe
Fatmirësisht, gratë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin ka qenë 30-vjeçari, Eni Taçi, i cili është shoqëruar në polici.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.