Peshkimi ka mbyllur ‘dyert’ përseri sot, duke shkaktuar fillimin e një proteste pa afat. Shkak është bërë mosfurnizimi me naftë nga kompania fituese e tenderit.
Qemal Beu, kreu i organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Durrës tha se porti i peshkimit mbylli dyert diten e djeshme ndërsa asnjë anije peshkimi nuk ka dalë në det.
Në bursë nafta ka rënë dukshëm pas shpërthimt të pandemisë Covid-19. Por anijet e peshkimit në Durrës vijojnë të funizohen me naftë me çmim të lartë.
Në të tilla kushte peshkatarët janë hedhur në grevë. Industria e peshkimit është një prej më të rëndësishmeve në Durrës ku në zinxhirin e saj janë të punësuar mbi 2 mijë persona.
Gjithashtu, tregtarët e rrobave dhe sendeve të përdorura në Durrës kanë në protestë mëngjesin e sotëm. Ata thanë se duhet të nisin punën ose të marrin pagë lufte nga shteti pasi kanë prej 10 marsit pa punë.
Tregtarët thonë se janë dakord të rinisë puna duke u vendosur tunele dezinfektimi njësoj si në tregun e fruta-perimeve, pasi pa punuar nuk kanë më asnjë mundësi të ushqehen në familje ndërkohë që nuk kanë patur asnjë ndihmë.