BallinaKronikeDetaje të reja për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Çfarë ndodhi...

Detaje të reja për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Çfarë ndodhi tre minuta pas ngjarjes…

spot_img
spot_img

Një patrullë policie ka qenë vetëm pak sekonda larg vendit ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, në Shkodër.

Tre minuta më vonë ajo gjeti makinën e autorëve në flakë. Por koha e shpejt në vendin e ngjarjes ka bërë që disa pjesë të Benzit të atentatorëve te shpëtojnë pa u djegur.

Kjo u ka dhënë shpresë hetuesve të ngjarjes, të cilët besojnë që do sigurojnë prova shkencore, çka do ti çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Nga ana tjetër grupi i hetimit ka marrë informacion se punonjës të policisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar me bandat kriminale me qëllim devijimin e hetimeve në lidhje me vrasjet.

Për këtë gjë shërbimet e posaçme po mbajnë në survejim efektivat blu dhe të dhënat hetimore mbi ekzekutimin po ruhen me fanatizëm.

Por pavarësisht hermetizmit të grupit hetimor, ka kaluar një javë nga vrasja e Brahim dhe Astrit Bilalit, dhe autorët nuk janë gjetur.

Shoqërimet në polici kanë qenë të shumta, por dëshmitë e tyre kanë rezultuar pa vlerë.

Bilalët u vranë me 30 mars, sapo dolën nga shtëpia e tyre dhe po shkonin tek motra e tyre. Autori shtiu me automatik nga distanca dhe më pas është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

Mjeti që u përdor në ngjarje, u gjet jo shumë larg vendit të krimit, dhe ishte vjedhur në muajin Dhjetor në lagjen Perash. Brenda tij ishte dhe automatiku./abcnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular