BallinaOP EDStop autoritarizmit viral të Rilindjes, demokracia në rrezik!

Stop autoritarizmit viral të Rilindjes, demokracia në rrezik!

spot_img
spot_img

Nga Qamil Gjyrezi

Regjimi butaforik viralo-virtual i Edi Ramës, i krijuar nga kryeminstri klloun-piktor, kabineti i tij,  me ndihmën e dizajnerit Endri Fuga, është një regjim virtual autoritar shumë i rrezikshëm që do të cmontojë demokracinë reale në Shqipëri dhe do të vendosi autoritarizmin viral, shtetin e oligarkëve dhe sundimin e krimit. Mësimi virtual-on line, pagesat e faturave on-line, mbledhje të Qeverisë dhe Këshillave bashkiak me Zooom, Këshilli i sigurisë Kombëtare, qeverisje në FB dhe Tëitter janë elementë tipik virtual si mund të funksionojë një kabinet ministror autoritar,  do të kthehen në një virozë e qeverisjes autoritare për shqiptarët.

Serveri i qeverisjes virale është  “Bahcja e Surrelit”, kati i dytë i kryeminstrisë ose tarraca e ndonjë vile luksoze e miqve të Edi Ramës.

Prandaj sic e deklaroi edhe Zoti Lulzim Basha tek emisioni Opinion i Fevziut, vetëm rivendosja e demokracisë i  shpëton shqiptarët nga regjimi viral-virtual  i  F.B. dhe katastrofa ekonomike, varfëria dhe dizintegrimi shoqërorë.

Pandemia Covid 19 do të ndryshojë botën, që do të thotë duhet të ndryshojë edhe Shqipërinë me kahje pozitive dhe rivendosjen e demokracisë. Me të vërtetë Pandemia krijoi probleme ekonomike, papunësi por qeveritë serioze kanë marrë masa serioze dhe kanë projekte të qarta për daljen nga kriza dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.  Qeveria Edi Ramës jo vetëm nuk pati një projekt të detajuar mirë para Pandemisë, por edhe në situatën post-pandemi nuk ka asnjë projekt të qartë dhe të detajuar, përvecse ruajtjes së interesave të disa koncensionarëve, mbylljen dhe izolimin e shqiptarëve, zgjedhjet antidemokartike në Universitete dhe shkatërrimin e demokracisë në vend, me mjete virtuale që do të kthehet në një virozë të pashërueshme për shqiptarët.

Qeveritë serioze dhe media botërore janë të interesuara jo vetëm për daljen nga kriza post-pandemi por edhe për ruajtjen e vlerave demokratike në të gjithë globin.

Në gazetën “The Ëall Street Journal” të datës 16. Prill. 2020,  Patrick Gaspard shkruante: “Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar që autoritarizmi të mos viralizohet. Në çastin kur liderët politikë fillojnë të kufizojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar, ose kontrollojnë fuqinë e tyre, rreziku i një rrëshqitje në autoritarizëm bëhet real”!

Me të drejtë Zoti Basha tek emisioni Opinion, deklaroi se për opozitën është shumë e rëndësishme jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Basha deklaroi: “Qeveria ishte e papërgatitur, opozita zgjodhi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, para panikut dhe politikës me fatkeqësinë”.

Ruajtja e demokracisë dhe vlerave demokratike në Shqipëri është e domosdoshme në këtë situatë post-pandemi, kur qeveria e Edi Ramës nuk ka plan për hapjen dhe daljen nga kriza, nuk ka plan as për shëndetësinë, as për ekonominë as për arësimin. Qeveria e Rilindjes projekton tendera sekretë, uljen e pencioneve dhe celjen e Universiteteve në mënyrë arbitrare!

Ruajtja e demokracisë është e domodoshme kur kurba e pandemisë është e çoroditur sic është e coroditur edhe qeveria e Rilindjes dhe Edi Rama, me testime të ulëta dhe një skenë të rreme për të infektuarit dhe të shëruarit.

Ruajtja e demokracisë është e domodoshme nga regjimi virtual-viral që vendos interesat e 10 oligarkëve mbi interesin e 3 milionë shqiptarëve

Prandaj reagimi qytetar është i domosdoshëm për parandalimin e autoritarizmit viral të Rilindjes dhe Edi Ramës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular