BallinaKronike"Jemi policia"/Si e organizoi grabitjen i riu në banesën e ish-krushkut

“Jemi policia”/Si e organizoi grabitjen i riu në banesën e ish-krushkut

Të tjera detaje dalin nga grabitja që ndodhi gjatë natës së 30 prillit, ku 3 persona të armatosur, teksa u prezantuan si punonjës policie, lidhën kryefamiljarin dhe më pas i vodhën atij një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qinam të njësisë administrative Zall Herr në Tiranë.

‘BalkanWeb’ raporton se autorët e ngjarjes kanë pasur lidhje të brendshme me familjen që grabitën.

Jani Aruçi, ideatori i grabitjes, ka pasur një lidhje krushqie me familjen Zaja, lidhje që ishte ndërprere. Kjo pasi kushëriri i tij ishte ndarë nga vajza e kësaj familjeje.

Sipas Bezat, ky fakt ka bërë edhe më të lehtë lëvizjen e tij në këtë banesë, ndërsa ka ngritur edhe planin, që rezultoi i dështuar, pasi përfundoi bashkë me bashkëpunëtorët e tij në pranga, dy vellezërit Ndriçim dhe Durim Bami.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular