BallinaAktualitetVIDEO/Ndryshojnë rregullat e rikthimit në Shqipëri për riatdhesimet nga data 4 maj....

VIDEO/Ndryshojnë rregullat e rikthimit në Shqipëri për riatdhesimet nga data 4 maj. Si do të kryhet ky proces…

Ministrja e Transaporteve, Belinda balluku shpjegon sistemin e ri që do të përdoret për riatdhesimet nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar

Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që ndodhen në pritje për t’u kthyer në atdheun e tyre, masat lehtësuese që do të ndërmerren nga qeveria nga data 4 maj, do të impaktojnë edhe procesin e riatdhesimit. Ju lutem, kini vëmendjen për mënyrën e re të riatdhesimit në Shqipëri. Duke filluar nga data 4 maj, duhet të aplikojnë direkt në faqen e Air Albania dhe të rezervojnë biletën për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë këtij procesi duhet të deklaroni adresën e tyre të banimit. Pasi të gjithë ato zona të konsideruara të ‘gjelbra’ nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen për 14 ditë në strukturat përkatëse hoteliere të përshtatura si struktura të Covid-19. Ndërkohë, në të gjitha ato zona të konsideruara të kuqe, do të vetëkarantinohen në banesat e tyre”, tha midis të tjerash ajo.

Për detaje të hollësishme ndiqni videon:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular