BallinaAktualitetVIDEO/ Humbi nënën para 7 vitesh, ja për kë e ka mesazhin

VIDEO/ Humbi nënën para 7 vitesh, ja për kë e ka mesazhin

spot_img
spot_img

Viktori nga Londra iu drejtua rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për ti bërë një surprizë mësueses së tij.

Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ai nuk e ka harruar mësuesen e tij të fillores. E konsideron atë si një person mjaft të veçantë, që i konsideronte gjithmonë nxënësit si fëmijët e saj.

Pavarësisht fatkeqësive që ka kaluar në jetë, Viktori thotë se mësuesja e tij Hana ka arritur të jetë e fortë dhe të rrezatojë mirësi.

Ardit Gjebrea:  Kujt do t’i bësh mesazhin sot?

Viktori: Në këtë kohë të virusit, ka gati 2 muaj që këtu në Londër jemi në shtëpi sepse gjithçka është mbyllur, kam menduar shumë. Duke parë që kam një familje shumë të madhe, kam plot nipër e mbesa, kam dhe babin pak në një moshë të thyer, është rreth 77 vjeç. Mendova ti bëj dikujt një surprizë të përzemërt sepse e meritojnë. Familja është e shenjtë dhe çdokush e dhuron dashurinë dhe respektin për familjen, nuk besoj që ka njerëz që se respektojnë familjen, ka dhe nga ata, po unë nuk jam i asaj rruge. Duke menduar që në jetën time një person ka qenë shumë i rëndësishëm, ka qenë përherë ndihmesë nga të gjitha anët, është për mësuesen time, zonjën Hana Hoti. Ajo është mësuesja e të gjitha brezave, ajo i ka kaluar vëllezërit dhe motrat e mia, nipërit dhe mbesat e mija, është një mësuese që vërtet nga institucionet do kishte merituar një titull, një çmim nderi, por unë sot kam vendosur që asaj ti bëj këtë mesazh urimi. Nuk ka ditëlindjen, nuk ka një gëzim familjar, thjesht më ka rrjedhur nga zemra vetëm për ti thënë, që çdo ditë duhet ti themi atij njeriu faleminderit.

Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë ka bërë ajo për ty kaq shumë?

Viktori: Mëuese Hana është një njeri që jo vetëm për mua, por për gjithë nxënësit, këtë gjë ma kanë transferuar edhe familja ime, vëllezërit e mi, të gjithë kanë nje respekt të jashtëzakonshëm, e gjithë zona ka respekt. Mësuese Hana e sillte bukën në pushimin e madh dhe nuk e hante vetë, por na e jepte ne, një prej këtyre isha dhe unë. Ka kaluar dy fatkeqësi në jetë, i ka vdekur djali para shumë vitesh nga korenti dhe tani ka një vit burri i saj dhe mësuese Hana përherë rrezaton mirësi. Edhe mbas një jave që i kishte vdekur i biri, e mbaj mend vjen në shkollë dhe nuk erdhi e mërzitur, u habita. Shkoj e përqafoj dhe i them: Mësuese Hana ti mos u mërzit, se Zoti do të jap forcë dhe ti do ta përballosh këtë dhimbje. Tha pas dy fëmijëve të mi Viktor, unë e kam zemrën plot edhe me ju. Imagjino mbas një dhimbje, ajo vazhdonte dhe thoshte që na konsideronte ne si fëmijët e saj.

Ardit Gjebrea: Grua e fortë!

Viktori: Është sinqerisht. Nëse do të cilësoja një nënë të dytë dikë, ajo e meriton. Ajo është nënë e dytë, se ka ditur të na edukojë, ka ditur ta na japë dashuri. Orë e mësimit nuk e shpjegonte vetëm me libra, merrte dhe shembuj nga jeta, si duhet përballur çdo sakrificë, mund. Me zysh Hanën ishte ora e shenjtë, ishte bekim./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular