BallinaAktualitetReforma zgjedhore/Bylykbashi: Ja kushti që nuk e diskutojmë me mazhorancën

Reforma zgjedhore/Bylykbashi: Ja kushti që nuk e diskutojmë me mazhorancën

spot_img
spot_img

Kohët e fundit, opozita nuk ka artikuluar më për qeveri  tranzitore, por ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se është një kusht që ata nuk e diskutojnë.

Në një intervistë për Ora News, Bylykbashi është i vetëdijshëm që PS nuk mund ta pranojë qeverinë tranzitore, por shprehet se vazhdojnë të punojnë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantimit të zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi: Ne e kemi bërë të qartë që ditën e parë kur është bërë marrëveshja e janarit për këtë çështje. Kemi vazhduar ta paraqesim në dokumente dhe gjithë diskutimet tona. Procesi i reformës do të vazhdojë deri në fund dhe kjo është një çështje politike shumë e fortë. Sigurisht që përfaqësuesit e PS nuk e pranojnë këtë sepse nesër duhet të heqin dorë nga çdo lloj titulli që kanë në PS, sepse Edi Rama do t’i masakronte politikisht ditën e nesërme. Kështu që nuk është kjo çështja. Megjithatë në vazhdojmë përpara dhe ky është një kusht që opozita e ka vënë aty dhe nuk e diskutojmë. Ndërkohë punojmë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantimit të zgjedhjeve.

Virusi i manipulimit të zgjedhjeve për fat të keq është i tillë që duhet ta godasim me shumë ilaçe në të njëjtën kohë. E cila është qeveri tranzitore, është lista ta pamanipulueshme, është goditje nga prokuroria e shit-blerjes së votës, është votimi elektronik, apo një administratë më e pavarur.

Të gjitha këto garantojnë standardin dhe zgjedhësit në fund nuk i duhen kaq shumë nene. Ai duhet të dijë që tek shtëpia nuk i troket krimineli, që ditën e votimit ka mbledhur mendjen shkon te qendra e votimit merr fletën e votimit voton në sekret shkon në shtëpi dhe vota e tij numërohet. Kaq e thjeshtë, kaq i duhet zgjedhësit. Këta tha ODIHR në 2019 kur tha zgjedhjet nuk u zhvilluan për interes të zgjedhësve.

Debatet e fundit për reformën zgjedhore, Bylykbashi e quajti si një tentativë për të provokuar furtunë në gotë.

Oerd Bylykbashi: Ajo që vumë re ishte tentativa për të provokuar një furtunë në gotë nga ana e mazhorancës për të krijuar një lajm në raport me reformën zgjedhore. Në asnjë moment nuk ka patur ndonjë komunikim i cili të ketë prodhuar një prishje të asaj që është rënë dakord. Tryeza është plot me propozime të bëra nga opozita dhe nuk ka asnjë përgjigje. Mazhoranca nuk respekton me atë që ra dakord në janar me kërkesë dhe mbështetje të ndërkombëtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular