BallinaAktualitetPrestigjozja franceze Le Point: Gjermania, “bordello” më e madhe e Evropës, ka...

Prestigjozja franceze Le Point: Gjermania, “bordello” më e madhe e Evropës, ka dhe shqiptare

spot_img
spot_img

Prestigjozja franceze “Le Point” ka publikuar ditët e fundit një artikull me shifra tronditëse për prostitucionin në Europë. Sipas artikullit, Gjermania është vendi ku prostitucioni lulëzon më shumë në Evropë me 3500 shtëpi publike, nga të cilat 500 janë vetëm në Berlin, ku nuk mungojnë as shqiptaret.

Artikulli shkruan se në Gjermani ka 400 mijë prostituta dhe se punonjëset vijnë kryesisht nga vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania apo Nigeria, ku shumica nuk kanë dokumenta të rregullta qëndrimi.

“3500. Ky është numri i bordellove ligjorë. 500 vetëm në Berlin, sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Gewerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit. Për 15 vjet, Gjermania është bërë tregu më i madh i bordellove dhe prostitucionit. Prostitucioni gjeneroi në 2013 një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro, tre ose katër herë më shumë se përpara hyrjes në fuqi në vitin 2002 të ligjit që legalizon prostitucionin. Rreth 400,000 prostituta – dhe një milion klientë – janë regjistruar në të gjithë vendin. Përtej Rinit, punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumente dhe të sapo ardhura nga Evropa Lindore dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”, thotë ‘Le Point’.

Shtëpitë publike në Gjermani janë të lejuara, por autoritetet kanë përcaktuar disa masa që duhet të respektohen, siç është deklarimi i profesionit nga vajzat dhe dhënia e autorizimit për pronarët e shtëpive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular