BallinaAktualitetDhuna ndaj protestuesve, Bardhi: Pamjet pasqyrë e regjimit "Rama". Të lirohen menjëherë

Dhuna ndaj protestuesve, Bardhi: Pamjet pasqyrë e regjimit “Rama”. Të lirohen menjëherë

spot_img
spot_img

Dhuna ndaj protestuesve të Shoqërisë Civile, reagon Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Pamjet e dhunës pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Ndalimi i tyre i paligjshëm.

Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme. Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale.

Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme!

TË GJITHË AKTIVISTËT E SHOQËRISË CIVILE TË SHOQËRUAR PADREJTËSISHT DHE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NË POLICI, DUHET TË LIROHEN MENJËHERË.

E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i integrimit europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular