Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i rikthehet edhe një herë çështjes së zjarrit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas numrit dy të selisë blu, ministrja Ogerta Manastirliu, të cilën e quan bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës, dërgon me 3 javë vonesë dokumentat për tenderat sekretë në SPAK dhe kjo vetëm pasi i vë zjarrin godinës.
“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!
Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!
Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”, shkruan Bardhi në postimin e tij.