Nga Flamur Vezaj
E keni vene re qe ne disa Universitete publike ne Tirane jane vetem disa profesore qe zgjidhen Dekan e Rektor! Me pas po te njejtet kur i mbaron mandati bejne rotacion me njeri-tjetrin, kuptohet me “zgjedhje”! Si ka mundesi qe per gati 20 vjet disa profesor zgjidhen Dekan, me pas Rektor dhe pasi mbaron detyren e Rektorit “zgjidhet” prap Dekan! Ka nga ata qe kane mbajtur nga dy here detyren e Dekanit dhe Rektorit e perseri duan te zgjidhen! Ju do te thoni kush jane?? Eshte e thjeshte hy ne googel dhe kerko, te dalin kampionet e pazevendesueshem te Universitetit te Arteve z.Petrit Malaj e z.Kastriot Çaushaj qe bejne rotacion me zgjedhje kuptohet! Pas tyre vjen z.Dhori Kule i cili vetem ndryshon zyren sa here ka zgjedhje ne Universitetin e Tiranes! Njehere mban postin e Dekanit e me pas te Rektorit e me perfundimit te mandatit te dyte kthehet perseri Dekan me shpresen se do te kthehet ne zyren e Rektorit perseri ne zgjedhjet e ardhshme! Por kete metode ka ndjekur edhe kolegu i tij i Universitetit Politeknik z.Jorgaq Kaçani qe here mban detyren e Dekanit, Rektorit e perseri Dekanit e me pretendime per tu kthyer edhe njehere Rektor! Ky ndiqet nga Dekani i perjetshem z.Perparim Hoxha i Fakultetit te Gjeologjise Minierave! Etj etj…se jane shume profesor si keta me larte qe nuk dine te bejne pune tjeter prej vitesh veç Dekan e Rektor dhe çuditerisht nuk zevendesohen me vota asnjehere! E nuk dijne te bejne pune tjeter vec ketyre posteve! Profesoret vazhdojne pasionin e tyre te mesimdhenies e kerkimit shkencore duke u mjaftuar ndonje kocke (fonde) per studimin e radhes te miratuar nga keta Dekan e Rektor qe jane edhe anetare bordesh me shumice!
#Gjithmone kam menduar si ka mundesi qe vetem keta profesor e Akademik jane te duhurit per ato poste!!!!?? Pse nuk ka profesor te tjere ne keto Universitetet e Fakultete qe te zevendesojne keta qe per me shume se 20 vite mbajne poste drejtuese!?! Une jam i bindur se ka profesor qe mund te mbajne me pergjegjesi te larte keto poste e me dinjitet se disa nga keta qe per 20 vite jane bere vegel te politikes sa here qe i jane dashur pushtetit! Por modeli i zgjedhjeve dhe futja e militanteve neper komisione e blerja e votave me nota kaluese kane sjell keto pasoja qe nuk ka zgjedhje vetem rotacion klanesh!! Nuk po hy te gjykoje aspektin profesional te tyre (se nuk mundem) por une guxoj te them se disa prej ketyre nuk i duhen me Universiteteve ne poste drejtuese.
#BollMe# #Keni mbi 20 vite qe rrini ne keto zyra e disa prej ketyre (jo vetem keta emra qe rendita) i kane sherbyer me besnikeri pushtetit! Siç ndodhi edhe me portesten e fundi te studenteve qe edhe me kulisat e intrigat e tyre neper Fakultete bene qe studentet te shperndahen ashtu sic u mblodhen per te protestuar!! Nga ana tjeter jane edhe disa prej ketyre profesoferve qe kane mbajtur e mbajne postet e Dekanit e Rektorit qe kane pergjegjesi direkte ne shkaterrimin e Arsimit te Larte ne Shqiperi duke punesuar neper keto Fakultete femije, nipa, mbesa, bashkeshorte e kuneter te njeri-tjetrit dhe njerezve te politikes pa ndonje merite te madhe vec se lidhjeve te tyre e klaneve per te mbajtur keto poste! #Edhe ne zgjedhjet e radhes qe po behen gati neper Universitete kane filluar te dalin ne shesh perplasjet dhe klanet e tyre me shkarkime, me arsye banale, te kunder kandidateve te tyre qe nuk jane nen çadren e ketyre Dekaneve e Rektoreve te perjetshem! #ZgjohuniProfesoreStudenteSaNukJeniVone#