BallinaKronikeEMRI/Vihet në pranga 39-vjeçari, kërkohej nga Italia. Ja akuzat..

EMRI/Vihet në pranga 39-vjeçari, kërkohej nga Italia. Ja akuzat..

spot_img
spot_img

Nje 39-vjecar ne Durres, eshte arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai ishte i denuar per trafikim të lëndëve narkotike.  Lajmin e ka bere me dije policia, e cila ka njoftuar se ka vene ne pranga shtetasin Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, beri me dije policia.

NJOFTIMI 

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana janë kapur edhe 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular