BallinaAktualitet(VIDEO)-Çfarë po ndodh?! Shtohet kultivimi i hashashit, e konfirmon kryeprokurori

(VIDEO)-Çfarë po ndodh?! Shtohet kultivimi i hashashit, e konfirmon kryeprokurori

spot_img
spot_img

Në vitin 2019, “bima e ndaluar” njohu një lulëzim të madh në Shqipëri , duke rikthyer këtë fenomen shqetësues për punën e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në prezantimin e raportit vjetor të institucionit që ai drejton u shpreh para deputetëve të Komisionit të Ligjeve se problematike, situata është në disa qytete.

“Kemi vënë re një rritje të fenomenin e kultivimit të narkotikëve në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, por edhe ndoshta Shkodra”, tha kryeprokurori.

Për këtë situatë të krijuar mungon një analizë e policisë së shtetit dhe prokurorisë për të parë se ku kanë çeduar institucionet në parandalimin e fenomenit.

“Unë po ju them sot se nuk ka sot një dokument, le të themi zyrtar, të përpiluar nga policia e shtetit apo nga prokuroria për të analizuar shkaqet reale, se përse ky fenomen ka ndodhur. Unë e kam parë si një të dhënë shqetësuese dhe patjetër që do të jetën një nga prioritet e veprimtarisë 2020”, tha kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2018 në të gjithë prokuroritë e rretheve u regjistruan 292 procedime, ndërsa në 2019 numri u dyfishua në 628 procedime, ose e thënë ndryshe rritje me 115 %.

Lista e qyteteve problematike për kultivimin e kanabisit vazhdon të kryesohet nga  Kruja ku janë 242 raste ose 39 % i totalit të rasteve. Ajo ndiqet nga Vlora me 80 raste, Shkodra 56, Gjirokastra 54, Fieri dhe Tirana 29 dhe Berati me 23 procedime.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular