BallinaIntervistaIsh-ministri i qeverisë "Nano": Shqipëria si Palermo; krimi i lidhur me qeverinë...

Ish-ministri i qeverisë “Nano”: Shqipëria si Palermo; krimi i lidhur me qeverinë “Rama”

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos, Neritan Ceka,  e krahason situatën aktuale të krimit në Shqipëri me Palermon e viteve ‘50-’60. Ai shprehet se grupet kriminale janë të lidhura me qeverinë.

“Absolutisht, kjo që po ndodh është se grupet kriminale kanë lidhje me shtetin, edhe që organizmat shtetërorë që janë të angazhuar në luftë kundër krimit paralizohen, tërhiqen nga lufta, përveç rolit që luan vetë shteti në fuqizimin e grupeve kriminale që i ruan në ndeshjen me kundërshtarin”, shprehet ndër të tjera në intervistë Ceka.

Pjesë nga intervista e Cekës për Mapo:

Ceka a mund të na thoni si duket situata kriminale në Shqipëri, në syrin tuaj edhe si ish-ministër i Brendshëm?

Situata kriminale nuk mund të shkëputet nga e gjithë situata tjetër. Ka një raport të vazhdueshëm midis situatës politike, ekonomike dhe asaj kriminale. Pra, është një tregues që diçka nuk po shkon mirë në faktorët që e përcaktojnë, pikërisht te situata ekonomike dhe politike. Mekanikisht nuk duhet ta kërkojmë nga ministri që ndryshon dhe as nga policia që mbetet e njëjta. Nëse nuk ka një ndryshim pozitiv në situatën politike, rrezikojmë që situata kriminale të përkeqësohet.

 Pse mendoni që është kaq i përhapur krimi në Shqipëri?
Përhapja e krimit është karakteristikë për të gjithë shoqëritë pas kaotike, mund të heqim paralele me Italinë e viteve ‘50-60, ku është përcaktuar nga dy faktorë kryesorë: Një zhvillim i shpejtë ekonomik dhe një rindarje e pasurisë, që nxit ambiciet dhe pasionet kriminale, organizimin e grupeve që duan të marrin pjesë në këtë ndarje ku akoma nuk janë vendosur rregullat e lojës, dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Dhe e dyta, nga një lidhje midis grupeve kriminale dhe partive politike, veçanërisht kur “lufta” mes partive politike ashpërsohet dhe këto parti angazhojnë në këtë luftë edhe grupet kriminale. Kjo e dyta është ajo që po ndodh sot në Shqipëri.

Është një forcim i aktivitetit kriminal dhe është padyshim i lidhur me ashpërsimin e luftës politike. Pra, në këto raste, shërbimi i fshehtë i Policisë, por edhe ai Shtetëror, paralizohet, informacioni nuk kalohet sepse nuk dihet çfarë lidhjesh kanë krerët e policisë me botën kriminale dhe shpeshherë shembuj që këto informacione dekonspirohet, natyrisht bëjnë që këto dy institucione të rëndësishme të mos funksionojnë. Po ashtu, ka edhe një tjetër pasiguri, që krijohet tek organet e zbatimit të ligjit, te Prokuroria dhe Gjykata, që gjithashtu kanë një stepje në pritje të përfundimit të betejës politike midis dy kampeve të mëdha

A mendoni se ekziston ende fenomeni i gjobëvënies ndaj një biznesi në Shqipëri nga krimi?
Natyrisht që kjo ekziston. Në fakt dekonspirohet në rastet nga më banalet, kur i vendoset një dyqani apo biznesmeni, por mendoj që krimi nuk është shumë i interesuar për këto forma banale, të fitimit. Krimi është i interesuar për fitime të mëdha, kryesisht ata të drogës. Kalimi nga kultivimi dhe eksporti, në transit të drogës, i ka orientuar këto grupe dhe kjo duke nga vrasjet e vazhdueshme, është pothuajse një luftë e vërtetë e grupeve kriminale që na kujton Palermon. Pra kemi të njëjtat fenomene që ndodhin sot në Shqipëri, si pasardhëse të fenomeneve që kanë ndodhur. Natyrisht që radiografia e asaj që po ndodh në Shqipëri është krejt evidente. MAPO

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular