“Ata e joshën Elenin për ta çuar drejt vdekjes së saj si qengjin drejt thertores”. Me këto fjalë është shprehur të mërkurën, prokurori i çështjes së vrasjes së students greke Eleni Topaludhi nga 21-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca dhe 23-vjeçari grek Manoli Koukouras.
Dy djemtë akuzohen për përdhunimin në grup dhe vrasjen e studentes 21 vjeçe Eleni Topaloudi në Rodos në nëntor të 2018-ës dhe séance e radhës u zhvillua në gjykatën e ishullit të mërkurën.
Prokuror Aristotelia Doga iu drejtua gjykatës për më shumë se katër orë në një seancë të tensionuar duke synuar të hidhte poshtë çdo argument që kishin hedhur të pandehurit: I riu grek dhe ai shqiptar.
Prokurorja theksoi se ata, përveç përdhunimit dhe vrasjes së studentes Topaludhi, kërkuan edhe ta mbulojnë krimin dhe bëri thirrje që gjykata të jepte ndaj tyre dënime që të bëheshin shembull.