BallinaSocialeShteti urdhëron vrasjen me gurë të homoseksualëve

Shteti urdhëron vrasjen me gurë të homoseksualëve

spot_img
spot_img

Brunei po vë në zbatim ligje të reja kundër homoseksualëve.

Homoseksualizmi në këtë shtet konsiderohet një vepër penale që dënohet me vrasje me gurë.

Masat e reja, që do hyjnë në fuqi sot, mbulojnë një sërë krimesh të tjera, si dënim për vjedhje me anë të amputimit.

Masa kanë nxitur kritikat ndërkombëtare.

Sipas ligjit të ri, individët do dënohen për seksin homoseksual vetëm nëse ata e pranojnë ose shihen duke kryer aktin nga katër dëshmitarë.

Homoseksualiteti ishte tashmë i paligjshëm në Brunei dhe dënohej deri në 10 vjet burg.

Komuniteti homoseksual në Brunei është shprehur se janë tronditur nga ligjet e reja dhe kanë frikë nga ‘ndëshkimet mesjetare’.

Brunei, në ishullin Borneo, sundohet nga Sulltani Hassanal dhe pasuria e tij po rritet për shkak të eksportit të naftës dhe gazit.

Sulltani 72-vjeçar është shefi i kompanisë  Brunei Investment Agency, që zotëron disa nga hotelet më të mira në botë përfshirë Dorchester në London dhe Beverly Hills Hotel në Los Angeles.

Këtë javë, aktori i Hollywoodit, George Clooney dhe të tjerë të famshëm, kërkuan bojkotin e hoteleve luksoze.

Ekipi televiziv i Ellen DeGeneres gjithashtu bëri thirrje që njerëzit të ngriheshin kundër këtyre masave.

Anëtarët e familjes mbretërore në Brunei kanë pasuri të mëdha private dhe  shumica e popullsisë etnike malajziane merr dhurata bujare të shtetit dhe nuk paguan taksa.

Myslimanët përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë së vendit prej 420.000 banorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular