BallinaKronikeSherr mes femrave në Durrës. Arrestohet 57-vjeçarja, kanosi me armë zjarri fqinjen

Sherr mes femrave në Durrës. Arrestohet 57-vjeçarja, kanosi me armë zjarri fqinjen

spot_img
spot_img

Një 57-vjeçare nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjën e saj. Ngjarja ka ndodhur dje në Hamallaj të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet N.P., ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular