Këshilli Bashkiak një ditë më parë ka miratuar vendimin për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe përfaqësues të Aleancës të mbështetur dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish deputet demokrat kanë nisur rezistencën e tyre kundër këtij vendimi.
Artistët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit Kombëtar, ndërsa kryedemokrati Basha për shkak të angazhimeve që ka ditën e sotme, është larguar në orët e para të mëngjesit.