Një kufomë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit.
Kufoma është gjetur nga një anije peshkimi rreth orës 08:30, e më pas është nxjerrë nga policia kufitare, në bashkëpunim me rojet bregdetare.
Sipas Policisë, trupi i pajetë është i seksit femër, ende e paidentifikuar
Kufoma po dërgohet në morg për autopsi, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes