Një lajm i trishtë është bërë i ditur ditën e sotme, teksa është lajmëruar vdekja e Ardren Dafotës, trajneri në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të KF Vëllaznimit.
Dafota u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, ndërkohë lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në “Facebook” e KF Vëllaznimit.Klubi i ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke shtuar se u nda nga jeta një njeri shumë punëtor dhe i urtë.
“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafota. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin.
Iku nga kjo jetë njeriu puntor e i urtë, Ardren do na mungosh miku ynë i shtrenjtë. Ngushëllime Familjes dhe miqëve. Për ceremonin e varrimit do ju njoftojmë në postimin e radhës,” njofton klubi kosovar. PANORAMASPORT.AL