BallinaKronikePERGJIMI/Vendimi i gjykatës për babain që i kërkoi marrëdhënie seksuale vajzës

PERGJIMI/Vendimi i gjykatës për babain që i kërkoi marrëdhënie seksuale vajzës

spot_img
spot_img

Gjykata e Korçes ka lene ne masen e sigurise “arrest me burg” 37 vjeçarin Rodolf Merolli i akuzuar per ngacmimim seksual të së bijës 18 vjecare.

Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura dhe trupi gjykues ka vendosur ta lërë atë në qeli ndërkohë që vijojnë hetimet në ngarkim të babait pas denoncimit rrëqethës të bërë nga vajza e tij.

Kujtojme se Rodolf Merolli, 37 vjeç, nga fshati Vloçisht, u arrestua në banesë pas denoncimit të bërë nga vajza. 37-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe Kristina, vajza e madhe e tre fëmijëve, shkonte shpesh për ta takuar. Vajza kishte dhëtuar nga Korça në drejtim të Vloçishtit dhe ka shkuar për të vizituar babanë.

korce rodolf merolli

Pasi nuk e ka gjetur atë në shtëpi, ka qëndruar për thuajse një orë te fqinjët për ta pritur dhe më pas, kur ka ardhur i ati, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa ditën e martë është larguar. Pak orë më vonë, ky i fundit është shoqëruar nga Policia. Burime nga grupi hetimor thanë se vajza, pasi ka bërë regjistrimin, ia ka dërguar atë një shoqes së saj të ngushtë dhe e ka fshirë nga telefoni i saj dhe më pas ka shkuar me shoqen dhe e kanë dorëzuar në Polici audion.

Sakaq, burimet bëjnë të ditur se babai i vajzës njihet si një person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike. Disa vite më parë, ai ka tentuar të vetëdigjet para Prokurorisë së Korçës. Po ashtu, 37-vjeçari ka qenë i arrestuar, pasi ka goditur edhe dy punonjës Policie. Prindërit e 18-vjeçares, ndërkohë, janë në proces divorci, ndërsa prej kohësh nuk qëndronin bashkë.

PERGJIMET

Zbardhen përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij në Maliq të Korçës, teksa i ati, 37 vjeç, i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale së bijës 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vloçisht, ndërsa në përgjimet tronditëse që sjell me audio “Balkanweb”, i ati i thotë së bijës se nuk i komandon dot ndjenjat për të dhe se askush nuk do ta marrë vesh nëse ndodh gjë. Burimet thanë se adoleshentja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ndërkohë, dy ditë më parë, ajo i është drejtuar Policisë, duke denoncuar babain e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht. “Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë. Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë. E di, me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjenja, ndjenjat nuk komandohen”, dëgjohet në përgjime 37-vjeçari i arrestuar, Redolf Merolli.

NENA E VAJZES

Nëna 18-vjeçares në Maliq, e cila ka denoncuar babain e saj se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, ka treguar se vajza kishte shkuar të takonte të atin, por ai i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ndërsa thekson se ishte ndarë prej një viti me të shoqin, pasi ai e dhunonte edhe në sy të fëmijëve, e ëma kërkon të vihet drejtësi. “Jam nëna e tre fëmijëve. Kam një vit që jam larguar nga bashkëshorti, nuk kaloja mirë, kisha dhunë, edhe në sy të fëmijëve jam dhunuar, kishte raste që godiste dhe fëmijët. Dje ka ndodhur diçka që më ka prekur jashtë mase. Vajzën e kam 18 vjeç.

Ka vajtur tek i ati për të ndenjur, për ta takuar. Nuk më ka ardhur mirë. Të nesërmen më ka marrë një shoqe e çupës dhe më ka thënë që është me mua, sepse i ati këtu, këtu…, më tregoi të tërë historinë, që i ati i kishte thënë gocës”, tregon ajo. Më pas thotë se ka shkuar në shtëpi, ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar gjithçka ka ndodhur, madje edhe bisedën që e kishte të regjistruar.

“E çuam menjëherë në Polici, bëmë çfarë ishte për të bërë, thirrën dhe ish-bashkëshortin tim dhe i thanë ç’kishin për t’i thënë. Jam tronditur shumë nga kjo ngjarje. Vajza më tha që babi donte të bënte marrëdhënie me mua. Është një gjë shumë e rëndë. Shumicën i kam rritur vetë fëmijët, por kohët e fundit kishte marrëdhënie me të bijën, ishte më i afërt.

Ai konsumon vazhdimisht hashashin, por sidoqoftë një baba nuk mund të flasë me atë mënyrë që ka folur. Ne kemi frikë shumë, mund të më vrasë edhe vajzën, nëse nuk merren masa ndaj atij plehre. Në të kundërt, unë do të marr masa vetë, o do ta vras, o të më vrasë, nuk e lejoj edhe të më vrasë fëmijët, se në atë gjendje që u bë ai, çfarë s’mund të presësh”, thekson e ëma e vajzës.

Përgjimet e publikuara nga e bija 

Babai: Vetëm 1 here, do ndihesh mirë.
Vajza: Ti je babai im
Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo eshte ndjenje
Vajza: Neser flasim
Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.
Babai: …..
Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe
Babai: Jo nuk është nuk është gjë e zotit ajo
Vajza: Edhe c’lidhje ka me mua?
Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish
Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
Babai: Vetëm një herë
Vajza: Po ti je babai im
Babai: E di, por është ndjenjë
Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular