Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Teatrit Kombëtar duke rritur tensionin mes artistëve dhe qytetarëve. Këta të fundit janë njoftuar se rreth orës 23:00 do të tentohet prishja e godinës, ndërkohë siç shihet në pamjet e mëposhtme, policia ka nisur vendosjen e gjobave dhe shoqërimin në komisariat të qytetarëve.
Ndërkohë, numri i të pranishmëve në sheshin para Teatrit është shtuar, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.