Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Bashkia e Tiranës ka shembur me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.
Mësohet se aksioni është finalizuar rreth orës 4:40 të ditës së sotme.
Gjatë natës, Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë godinës së Teatrit personat që po flinin brenda Teatrit.
Më pas perimetri i kësaj godine dhe bulevardi është rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga rrethimet metalike.
Aktivistët e ndryshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar në komisariantin e policisë, mes tyre Robert Budina.